Seriali " Beni Affet " - Më FalAlsatMBeniAffet
Osman Kozani, i cili u zhvendos nga qyteti i tij i lindjes në Kryeqytet (Ankara) është biznesmen i suksesshëm dhe njëri ndër njerëzit më të pasur dhe të njohur të kryeqytetit. Ai në fillim hapi një dyqan të vogël për prodhimin e mobilieve, të cilin e kthen më pas në një zinxhir dyqanesh dhe në një kompani të madhe, e cila i eksporton mallrat e saj në Lindjen e Mesme. Ai është një njeri me natyrë të fortë, duke e çmuar disiplinën më shumë se gjithçka. Biznesin dhe familjen e tij e mban me “grusht çeliku”. Sidoqoftë, derisa kjo metodë funksionon për mrekulli në biznes, në familjen e tij është tërësisht e padobishme. Metoda e tij nuk sjell asgjë, veçse mërzitje për fëmijët e tij, dhe natyrisht për gruan e tij, Zyhre... Bija e madhe e familjes, Jëlldëzi është e martuar me Fermanin, i biri i një familjeje nga Anadolli Lindor. Martesa e tyre është në linjë me një marrëveshje biznesi mes Osmanit dhe familjes së Fermanit. Megjithëse Fermani shfaq respekt të madh për gruan e tij, Jëlldëzi nga ana tjetër e mban në distancë vjehrrën e saj, Sulltanen. Dhe kur të bëhet e qartë se Jëlldëzi nuk mund të lindë fëmijë, Sulltanja ia bën jetën ferr. Për më tepër Jëlldëzi nuk mund të ndahet nga bashkëshorti për shkak të babait të saj. Ajo troket në dyert e çdo mjeku, por mbetet pa zgjidhje. Më në fund, vjehrra e saj vendos të gjejë nuse të re për djalin e saj, e cila do të lindë fëmijë. Jëlldëzi nuk ka ç’të bëjë vetëm se ta shikojë me dëshpërim këtë lojë. I biri i madh i Osmanit, Xhunejti, është shtylla e familjes. Menjëherë pasi që të diplomohet nga universiteti, fillon të punojë në kompaninë e babait. Ai menaxhon kompaninë në mënyrë bindëse përballë vrazhdësisë së babait. Ai ndihet i pasigurt për lidhje martesore, shkaku për sjelljen e tij është një lidhje problematike e para disa viteve. Mirëpo, Feridja, me të cilën nëna e Xhunejtit ka lidhje të largët farefisnore, do të ndryshojë gjithçka për Xhunejtin. Ai në të do të gjejë të tërën që kërkonte: pastërtinë shpirtërore dhe intimitetin. Edhe Feridja e pëlqente Xhunejtin, por për Osmanin është e papranueshme kjo lidhje. Nga respekti për familjen e tyre, Feridja nuk dëshiron t’i prishë raportet baba-djalë dhe vendos ta mbaj larg Xhunejtin. Në këtë moment Ejlyli hyn në jetën e Xhunejtit. Për Osmanin, e reja e ardhshme është ideale: ambicioze, e pasur dhe sharmante. Ai bën gjithçka për ta martuar djalin e tij me Ejlylin, por nuk është i vetëdijshëm se kjo do të sjellë katastrofë për familjen e tij. Kur Ejlyli ishte pesë vjeçe, babai i saj u vra nga Osmani. Pas vrasjes së babait, ajo së bashku me motrën e saj dy vjeçe shkuan në një jetimore. Pak kohë më vonë ajo humbi kontaktet me motrën. Pas kërkimit disavjeçar për të motrën, ajo më në fund dorëzohet dhe qëllim të vetëm ka: të gjendet përballë Osmanit dhe ta shkatërrojë familjen e tij.Edhe dikush tjetër ka të njëjtin qëllim: Tunxhi. Ai është nipi i Osmanit dhe ka një punë ende të pambaruar me dajën e tij. Këto dy personazhe të tërbuara do të bashkëpunojnë dhe do të fillojnë ta shkatërrojnë familjen Kozan nga brenda. Ato fillojnë duke “hedhur baltë” mbi Feriden dhe duke e larguar Xhunejtin nga ajo. Feridja largohet nga shtëpia, por për Ejlylin nuk është e mjaftueshme kjo, pasi e di se Xhunejti ende e do Feriden. Ajo ndeshet me të në çdo rast që i jepet. Kur Ejlyli përgatitet për goditjen e fundit do të tronditet nga e vërteta që e merr vesh...Ndërkohë, Xhunejti zbulon disa sekrete nga e kaluara e Ejlylit. Tani ai e kupton se nuk e do Ejlylin dhe shkon pas dashurisë së tij të vërtetë-Ferides... konfrontimi i këtyre treve shpërthen tani...Mehmetqemali është anëtari më i pavarur i familjes Kozan. Ai çdoherë qëndroi kundër rregullave rigoroze të babait. Pas kthimit nga studimet në Evropë, Osmani pret nga ai që të martohet me Handanin. Ajo është shoqja e fëmijërisë së Qemalit dhe ishin të dashuruar prej kohësh. Ajo është nga një familje e pasur dhe megjithëse ai nuk e donte atë, ai e pëlqente atë. Madje edhe do të martohej me të nëse nuk do ta takonte Baharin. Bahari, nga ana tjetër do ta rrokullis jetën e tij. Ajo është një vajzë e pazakontë nga një botë e ndryshme.Qemali e ka një shok nga fëmijëria me emrin Berat, djali i shërbëtores së familjes, Nazires. Qemalit i pëlqen të sillet rreth stacionit të minibusëve ku punon shoku i tij. Kështu e takon dhe bie në dashuri me Baharin, e cila gjithashtu dashurohet me të. Qemali aktron shoferin e minibusit në vend se t’i tregojë se kush është. I pakënaqur nga kjo lidhje, Osmani për disa ditë me radhë e ndjek djalin e tij. Një ditë e takon Baharin dhe ia tregon të gjitha të vërtetat rreth djalit të tij, duke i thënë asaj se ti je vetëm lodër dashurie për Qemalin. Osmani kthehet në shtëpi i qetësuar duke menduar se kjo tashmë është histori e mbaruar. Ajo çka ai nuk e di është se nganjëherë zemra e sheh atë çka është e padukshme për syrin dhe se fëmijët e tij nuk janë punëtorë të tij.Me kohë, Osmani do ta kuptojë këtë në një mënyrë shumë të dhimbshme...
171.5К
Количество подписчиков
Quality Score
Реакций на пост
Вовлечённость (ER)
После регистрации вы сможете увидеть гораздо больше данных по странице — лучшие посты, динамику лайков, комментариев и просмотров, а также сравнить показатели с конкурентами.
Статистика собрана 04.11.2024 22:32

Рейтинг страниц, поиск блогеров и расширенная статистика теперь в одной подписке

Вы получите доступ к рейтингу из 2 млн. страниц, поиску блогеров по ключевым словам, странам и городам, актуальной расширенной статистики любых страниц, анализу аудитории, определению ботов и инфлюенсеров

Что получите?

Больше свободы, эксклюзивные функции и возможности статистики соцсетей

Рейтинг страниц, поиск блогеров и расширенная статистика теперь в одной подписке

Вы получите доступ к рейтингу из 2 млн. страниц, поиску блогеров по ключевым словам, странам и городам, актуальной расширенной статистики любых страниц, анализу аудитории, определению ботов и инфлюенсеров